Shkolla e Vitit 1896 – Stubëll
Rilindja e Arsimit Shqip në Stubëll (1896)
Në vitin 1896, falë iniciativës së Dom Mikel Tarabulluzit dhe mbështetjes së fuqishme e të qëndrueshme të Perandorisë Austro-Hungareze, u sigurua objekti i ri mësimor. Fillimisht ai u mor me qira, derisa i njëjti u ble nga kisha -famullia e Stubllës. Ky objekt — sot i njohur si Muzeu i Shkollës së Parë Shqipe në Kosovë — u përdor për mësim deri më 1939, si dhe në vitet 1964–1966.
Në muze ruhen një numër i konsiderueshëm dokumentesh arkivore, libra të vjetër dhe artefakte me vlerë të veçantë historike. Ndër librat më të rëndësishëm të ruajtur janë vepra “Doktrina e krishterë” e Pjetër Budit (1664) në gjuhën shqipe, si dhe libri “Agrippae”, i botuar në gjuhën latine më 1638, me autor Heinrich Cornelius.
Krahas tyre, muzeu posedon edhe libra të hershëm të gjuhës shqipe, të cilët përmbajnë kapituj nga lëndë të ndryshme mësimore, si historia kombëtare dhe botërore, gjeografia, fizika, bujqësia dhe disiplina të tjera shkencore. Po ashtu, ruhen edhe libra të matematikës, të njohur me emrin “Numeratore”, si dhe një sërë botimesh të tjera mësimore e edukative që dëshmojnë për nivelin e avancuar të arsimit të asaj kohe. Gjithashtu ruhet edhe regjistri i nxënësve për vitin shkollor 1904–1905.
Rëndësia e këtij institucioni qëndron në faktin se ai hodhi themelet e para të edukimit kombëtar dhe të ruajtjes së identitetit shqiptar në një periudhë veçanërisht sfiduese të historisë sonë. Të paktën që nga viti 1844/45 janë identifikuar një sërë mësimdhënësish që kanë punuar dhe shërbyer në shkollën e Stubllës.
ORGANIZIMI MËSIMOR I SHKOLLËS
LËNDËT MËSIMORE
Gjuhë (dhe letërsi) shqipe, matematikë, histori shqiptare dhe botërore, gjeografi, filozofi, art figurativ, art muzikor, amvisëri, fizikë, bujqësi, religjion (Bibla) etj.
MËSIMDHËNËSIT
Nga viti 1844, mësimdhës të identifikuar: - Andreu i Kristës, - Bartolome Fantella, - Mikel Leka, - Mikel Shala, - Mikel Tarabulluzi, - Jak Tarabulluzi, - Engjëll Zefi.
REGJISTRI I NXËNËSVE