Kontributet për Atme, për Dije, për Trashëgimi
Kontributet ndër Shekuj
Sa më larg të shohim në të kaluarën, aq më qartë mund të shohim drejt së ardhmes. - Winston Churchill
Që nga shekulli XVI e deri më sot, arsimi dhe trashëgimia kulturore në Stubëll janë ruajtur falë përkushtimit të mësuesve, klerikëve dhe kontribuuesve të shumtë ndër breza. Ky muze pasqyron këtë vazhdimësi dhe nderon ata që me punën dhe përkushtimin e tyre mbajtën gjallë gjuhën, dijen dhe kujtesën historike.
Shek. XVI
Themeluesit e kolegjit
Papa Gregori XIII (1502–1585)
Giovanni Gerolamo Albani (1504–1591), këshilltar i Papa Gregorit
Aleksandar Komulović (Comuleo, Comuleus, Comuli, Comulis; Alessandro, Alexander, Leandro, Lehsander, Lesandro, Lisandar, 1548–1608)
Tommaso Raggio (Thomas Razzius, 1531–1599), rektor i Kolegjit Ilirik të Loreto-s
Shek. XIX
Themelues i famullisë së Stubllës dhe kontribuues për shkollën
Imzot Pashk Trokshi (1850–1917)
Financues i shkollës dhe furnizues me mjete mësimore e tekste shkollore
Perandoria Austro-Hungareze, përmes konsullatës në Shkup, si dhe Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe të Arsimit në Vjenë
Shek. XIX - XXI
Imzot Lazër Mjeda (1869–1935), argjipeshkëv i Shkupit (1909–1921)
Dom Mikel Tarabulluzi (1868–1933), mësues dhe famullitar në Stubëll
Dom Zef Ramaj (1882–1914), mësues dhe famullitar në Shkup
Dr. Dom Gjergj Gjergji (1948–2016), themelues i Muzeut të famullisë (1973)